Thursday , April 22 2021

Belshit i kthehet krenaria/ Apeli: Emigrantët të kthehen e të investojnë në Dumre

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit Taulant Balla, zhvilloi një takim me qytetarët në Belsh. Teksa vuri në dukje diferencën mes PD dhe PS , gjatë fjalës së tij, Balla u kujtoi edhe njëherë banorëve sesi ishte Belshi para 6 vitesh. Balla tha se Rama i ktheu Belshit krenarinë që karakterizon banorët e kësaj zone.

“Edi Rama i solli Belshit krenarinë, e cila i karakterizon banorët e kësaj zone, njerëz punëtorë, njerëz në punë të vetë, të cilat duan që qyteti i tyre, Dumrea jonë e dashur të jetë kryeqendra e agroturizmit në Shqipëri. Ne do vazhdojmë ta çojmë transformimin përpara por ky transformim ka nevojë për Edi Ramën në krye të qeverisë por ka nevojë edhe për një grup parlamentar, të përbërë nga njerëz që e njohin, e dinë dhe e duan Dumrenë.

Dumrenë nuk mund ta përfaqësojë askush tjetër përveç Edi Ramës dhe Partisë Socialiste dhe unë jam shumë I sigurtë që në 25 prill, ne do të vazhdojmë punët e nisura edhe atyre që ende nuk janë të kënaqur ju them edhe unë; s’keni parë gjë akoma nga ajo që ne duam të bëjmë për Dumrenë, nuk keni parë gjë akoma edhe pse nëse i vlerësojmë investimet ashtu siç vlerësohet ekonomia, numër investimi për frymë Dumrea sot është e para në Shqipëri, e para në Shqipëri, edhe më shumë se Vlora nëse doni por punët ende nuk kanë shkuar atje ku ne duam.”, u shpreh Balla

Ai theksoi se qeveria synon të rrisë kapacitetet hoteliere teksa tha se ka ardhur koha që emigrantët të kthehen të investojne në Dumre.