Friday , April 23 2021

“Thumbin apo mjaltin?” Çfarë thotë pas “sherrit” Bes Kallaku për Ermal Mamaqin, si janë marrëdhëniet e tyre

Bes Kallaku është rikthyer së fundmi në ekran me emisionin më të ri humoristik “Kosherja”, në rolin e moderatorit e sigurisht edhe aktorit të disa roleve të tij më të spikatura. I ftuar së fundmi në Soiree, Besi është ngacmuar me pyetësorin “Thumbin apo Mjaltin” duke e vënë jo pa qëllim përballë disa personazheve publik. Pyetja ju drejtuar edhe për Ermal Mamaqin, që Besi pa u menduar dy herë i dha mjaltin duke shtuar: Nuk kam asnjë gjë.

Por se pikërisht Ermalin?

Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi njiheshin si dy nga personazhet e ekranit që kishin një miqësi shumë të ngushtë jashtë kamerave, deri në momentin që mbështetja që i bënin njëri tjetrit publikisht mori fund.

Të dy aktorët i janë futur fushës së kinematografisë dhe konkurrenca ka bërë të vetë. Por distancimi i tyre ndodhi si pasojë e një hatërmbetje që Bes Kallaku pati kur Ermali nuk mori pjesë në promovimin e filmit të tij, “Falco”.

Më pas thumbat për njëri-tjetrin vazhduan rregullisht në çdo dalje të tyre televizive dhe nuk dihet çfarë marrëdhënie kanë sot ish-miqt e ngushtë.