Sunday , April 18 2021

Balla tregon goditjen “e rëndë” që do të marrë Monika Kryemadhi në Elbasan

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla ka parashikuar një fund ‘tragjik’ për Lëvizjen Socialiste për Integrim në Elbasan. Balla tha se LSI nuk merr asnjë mandat.

“Flas përditë me kryeministrin, nuk e di kur do t’i pëlqejë ta regjistrojë dhe ta publikojë bisedën me mua. Unë di t’ju them se meqë dhe në pjesën e parë folët për objektiva, unë jam tepër i bindur se PS në Elbasan mund të kapë dhe atë që quhet objektivi maksimal 9 mandate. Ndërkohë që po ju them në këtë studio, LSI nuk merr asnjë mandat në Elbasan. Jam i bindur që qytetarët e Elbasanit duhet të dinë të mos çojnë një votë dëm”, – tha Balla për Open.