Sunday , April 18 2021

COVID-19/ Ekspertët paralajmërojnë: Vala e tretë që prek të rinjtë mund të jetë fillimi i një pandemie të re

Ekspertët kanë paralajmëruar se një valë e tretë e Covid-19, e cila do të ketë në shënjestër të rinjtë, mund të jetë fillimi i një pandemie të re. Profesori Chris Whitty ka deklaruar se virusi do të fillojë të infektojë ata që nuk janë infektuar më parë, si dhe ata të cilët nuk janë vaksinuar ende, shkruan TheSun.

Eksperti i sëmundjeve infektive, Michael Osterholm, ka paralajmëruar se varianti britanik, i quajtur B117, po përhapet me shpejtësi mes të rinjve dhe ka rrezik të shkaktojë një valë të tretë.