Tuesday , April 20 2021

Dy prindër të fëmijëve me nevoja speciale falenderojnë publikisht Deputetin Spaho.

Kandidati për deputet për qarkun e Elbasanit z. Florenc Spaho ka marrë një falenderim të veçantë nga 2 nëna që kanë fëmijë me nevoja speciale. Z. Spaho prej vitesh, vullnetarish jep kontributin e tij në një prej qendrave të trajtimit të fëmijëve me nevoja speciale në qytet dhe kjo ka bërë që shumë prindër të këtyre fëmijëve ta falenderojnë atë privatish por edhe publikisht.

Florenc Spaho kandidon me siglën e Partisë Socialiste dhe është me numrin 6 në fletën e votimin e cila u miratua ditën e djeshme nga kolegji zgjedhor.