Tuesday , April 20 2021

Gjinishi: Humbja më e thellë e rama-sektit do jetë Elbasani. Kryeĸrimi-nistri ndëshkohet në 25 prill

LSI surprizoi jo pak me listën në Elbasan, ku mes emrave Monika Kryemadhi përfshiu edhe Ermir Gjinishin, një figurë e njohur, jo vetëm në këtë qark, por në mbarë Shqipërinë. Stërgjyshi i tij ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë krah Ismail Qemalit, ndërsa Mustafa Gjinishi ishte një udhëheqës i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare që u vŗa pabesisht nga diktatori Enver Hoxha.

Në një intervistë për gazetën “STANDARD” Ermir Gjinishi rrëfen arsyet që e shtynë të përfshihej në politikë dhe pse veçanërisht zgjodhi të bashkohej me projektin e LSI-së. “Problemet me të cilat përballemi nuk mund ti zgjidhim nga i njejti nivel veprimi, sjellje e mendimi nga i cili janë krijuar, por duhet të ngjitemi në nivelin pasardhës. Vendi nuk mund të jetë viĸtimë e incesteve politike të errëta. Ndaj vendosa të jem kontribues me tërë qenien dhe mundësitë e mia për t’ju bashkangjitur ndyshimit të madh të 25 prillit”, tha ai.

Më tej Gjinishi në intervistë flet për fushatën elektorale në Elbasan, problematikat me të cilat hasen qytetarët e këtij qarku si edhe programin që ofron LSI për zgjidhjen e tyre. Lidhur me nivelin e lartë të kŗiminalitetit në Elbasan, Gjinishoi pohoi për gezatën se qytetaria dhe kultura e Elbasanit është marrë peng nga politikanë të lidhur me ĸrimin e organizuar. Sa i përket objektivave të LSI-së, ai tha se miminalisht LSI do marrë 3 mandate në Elbasan, ndërsa nënvizoi se në 25 prill humbja më e thellë e socialistëve në pushtet do të jetë në këtë qark.

Çfarë e ndikoi një doktor shkencash e pedagog t’i futej politikës?

Nuk ishte dëshirë por përgjegjshmëri. Siç thotë Bogdani, fati i vendit tim është fati im. Nuk mund ta ndaj veten nga ajo që shoh dhe prek çdo ditë.  Varfëri, papunësi, shpopullim, korrupsion, e mbi të gjitha, tallje e përbuzje nga një qeveri, marrëzia e së cilës kalon çdo fantazi ligësie që për të mbajtur pushtetin e vjeďhur është e gatshme të shporrë popullin e saj për ta zëvendësuar me emigrantë nga bota e tretë.

Gjendja e vendit është në kufijtë e mbijetesës për shkak të keqeverisjes arrogante të një sekti i cili ka 8 vite që sillet si pushtues. Edhe sipas prononcimeve zyrtare të përfaqësive diplomatike më të rëndësishme, rama-sekti po rrezikon demokracinë dhe të ardhmen e vendit. Aty ku mbretëron mjerimi nuk mund të ketë liri- thotë Servantesi.

Problemet me të cilat përballemi nuk mund ti zgjidhim nga i njejti nivel veprimi, sjellje e mendimi nga i cili janë krijuar, por duhet të ngjitemi në nivelin pasardhës. Vendi nuk mund të jetë viĸtimë e incesteve politike të errëta. Ndaj vendosa të jem kontribues me tërë qenien dhe mundësitë e mia për t’ju bashkangjitur ndyshimit të madh të 25 prillit.

Pse zgjodhët pikërisht LSI, cila ishte shtysa që ju bashkoi në këtë parti?

Mendoj se pluralizmi ynë ka nevojë për më tepër frymëmarrje. Eksperiencat bipartiake nuk janë model suksesi për vende si ne me demokraci të re dhe të brishtë. Partitë politike përgjithësisht vuajnë nga simptoma e kultit të liderit. Tek LSI lideri është i pari mes të barabartëve. E vlerësoj shumë këtë. Kam bindjen se orientimi politik i LSI-së, si një parti e qendrës së majtë, është oferta më e përshtatshme për vendin tonë, ku rrugëtimi drejt ekonomisë së tregut përballë problemeve të theksuara sociale kanë nevojë për ekuilibër të qëndrueshëm. Pragmatizmi, qënia pranë njerëzve, kujdesi për rininë dhe mbi të gjitha, vendosja e integrimit të vendit si kusht pa kompromis ndaj çdo aleance politike, janë arsyet thelbësore të zgjedhjes sime.

Kjo fushatë elektorale është krejt ndryshe nga të tjerat. Si po i menaxhoni takimet në terren në kushtet e pandemisë?

Edhe kjo situatë ka anën e saj të mirë. Ndryshe nga mitingjet pompoze, bisedat kokë më kokë apo me grupe të vogla, të ndihmojnë të njohësh në detaj problematikat, pse jo, të dëgjosh prej njerëzve të thjeshtë edhe zgjidhje që nuk i ke menduar më parë. Njerëzit po na mirëpresin, kanë besim tek ne dhe kjo na motivon e na bën ta ndjemë edhe më shumë përgjegjësinë për një ndryshjim rrënjësor. Realisht këto zgjedhje janë referendum popullor.

Cilat janë problematikat themelore me të cilat ju njohin qytetarët e qarkut Elbasan gjatë takimeve që keni zhvilluar?

Janë të njejtat problematika që ka i gjithë vendi të cilat i sipërcitova, por mbi të gjitha vŗasja e shpresës dhe ikja e rinisë. Mungesa e prezencës së institucioneve të shtetit, mungesa e investimeve, nepotizmi, militantizmi partiak, e mbi të gjitha neglizhenca dhe mungesa e një vizioni të qartë çfarë duhet bërë në atë qark. Qeveria e ka braktisur popullin dhe vazhdon me gënjeshtrat a paskrupullta prej 8 vitesh.

Nuk ndryshojnë faktet me gënjeshtra thotë një novelist përballë brigjeve fqinj të Adriatikut. Kjo gjendje nuk mund të ndryshojë nga e njejta dorë që e solli në këtë pikë. Impenjimi i shërbëtorëve për të manipuluar realitetin është sa hipokrit aq dhe i lig.

Po lidhur me nivelin e lartë të kŗiminalitetit në këtë qytet cfarë mund të thoni?

Elbasani është shembulli më tipik i thënies së Volterit “Është e rŗezikshme të kesh të drejtë, kur qeveria është gabim”. Është e ďhimbshme. Qytetaria dhe kultura e Elbasanit është marrë peng nga politikanë të lidhur me kŗimin e organizuar. Trafiqet e dŗogës janë e vetmja ofertë që i ofron rama-sekti Elbasanit, qarkut të dytë për varfëri në Shqipëri. Niveli i lartë i kŗimit vitet e fundit, siç u pa edhe ditën e verës, ideohet e drejtohet në formë piramidale, në krye të të cilit qëndron Edi Rama dhe çorapekuqi i tij Taulant Balla, ndjekur nga emisarët e tyre të ardhur.

Bandat e qeverisë menaxhojnë çdo emërim në administratë apo tendër publik. Via heŗoina në Elbasan menaxhohet nga politikanët e rama-sektit. Grupet kŗiminale kanë mbrojtje politike. Politika, prokuroria dhe policia janë bërë një me kŗimin. Ndaj është rritur situata kŗiminale. Presioni, shantazhi dhe kërcënimi, janë rruga e vetme e tyre. Elbasanllinjtë, por jo vetëm, e kanë të qartë tashmë. Fytyra e kŗimit në Elbasan është sejmeni i Ramës,Taulant Balla.

Angazhimi qeveritar i kŗimit të organizuar në fushatën zgjedhore veçanërisht në Elbasan është terrorizëm shtetëror. Opozita i ka të gjitha faktet madje u a ka bërë të ditur edhe faktorit ndërkombëtar. Kundërreagimi popullor i ka acaruar pa masë. Kryeĸrimi-nistri nuk do ta mposhtë dot Elbasanin. Elbasani do të jetë lokomotiva e ndryshimit të madh. Ndryshim dhe ndëshkim. Ky është çelësi që do e çlirojë Elbasanin.

Cilat janë pritshmëritë e LSI për garën në qarkun e Elbasanit? Sa mandate synoni në këtë qark?

Ne kemi patur 2 mandate dhe rreth 24 mijë vota në zgjedhjet e kaluara. Në këto zgjedhje ne kemi minimalisht tre mandate, po ecim për më tej. Pritshmëritë janë shumë optimiste. Kemi një ekip mjaft të mirë. Njerëzit po na mbështesin fort. Elbasani po mbështet vlerat, kulturën, integritetin dhe ndershmërinë. Opozita do fitojë bindshëm në Elbasan. Humbja më e thellë e rama-sektit do jetë Elbasani. Qytetaria do triumfoi mbi regjimin e terrorit.