Thursday , April 22 2021

“Më futi në shtëpi, më dha bukë”/ Bes Kallaku: Agron Llakës nuk ia harroj kurrë atë që bëri për mua

Bes Kallaku ka treguar se personi i cili e ka ndihmuar në fillimet e tij, si aktor humori ka qenë Agron Llaka. Në ABCNews Kallaku ka treguar se Agron Llakës nuk do t’ia harroj kurrë mbështetjen, teksa është shprehur se mbase nuk ia ka shpërblyer aq sa duhet.

“Qysh në Portokalli, qysh në daljen time të parë, nuk kam patur askënd. Unë kam patur as kushëri në Tiranë. E gjithë pjesa tjetër mbrapa, ka qenë audicion në Portokalli. Unë Agron Llakës nuk ia harroj kurrë. Goni më ka futur në shtëpi, më ka dhënë bukë në shtëpinë e vet. Më ka trajtuar si djalin e tij. Mbase nuk ja kam shpërblyer aq sa duhet. Për mua e rëndësishme është që përveç dhënies së dorës, është dhënia e bukës. Ajo më trishton më tepër tek dikush që nuk është falenderues nga dikush që të ka dhënë bukën”.