Thursday , April 22 2021

Një familje e mrekullueshme! Këngëtari nga Elbasani merr urimin më të bukur të ditëlindjes

Autori i njohur i shumë këngëve, Kledi Bahiti, feston sot 34-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar ai ka marrë qindra urime nga persona të afërt dhe të tjerë me të cilët ka bashkëpunuar. Por më i veçanti mes tyre ishte ai i partneres së tij, Pejana Elezit.

Ajo ka ndarë në rrjete sociale një foto me Kledin dhe i ka dedikuar fjalët më romantike. “Gëzuar ditëlindjen shoku im i jetës, artisti i shpirtit tim, melodia ime e zemrës”, ka shkruar Pejana përkrah fotos së tyre.

Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi, tashmë janë edhe prindër të një djali që prej tetorit të vitit të shkuar. Të voglin e tyre ata e pagëzuan me emrin Gred dhe në muajin dhjetor të 2020-s ata vendosën ta prezantonin për herë të parë me botën vogëlushin e tyre.

Ndërkohë që Gred po rritet, babi Kledi ka vendosur që t’i fusë që tani në gjak pasionin për muzikën dhe t’i trashëgojë në këtë formë profesionin e tij. Para disa ditësh kantautori publikoi në rrjete sociale një video shumë të ëmbël në të cilën shihej i ulur përballë pianos në një studio bashkë me të voglin.

Ndërkohë që Kledi luante në piano Gredi e dëgjon me kujdes dhe nuk ka se si në të ardhmen të devijojë nga rruga e muzikës.