Wednesday , April 14 2021

4 ushqime të shëndetshme që dietologët nuk do t’i fusnin kurrë në gojë. Ja cilat

Nëse bëni pjesë në një grup njerëzish të vëmendshëm ndaj ushqimeve që hani, me siguri që do të kërkoni gjithmonë udhëzime nga njerëz të përgatitur që mund t’ju ndihmojnë të bëni dallimin mes ushqimeve të mira dhe atyre që duhet të shmangni. Më poshtë janë disa këshillë që mund t’ju ndihmojnë të ushqeheni më shëndetshëm. Ato përfshijnë udhëzimet e nutricionistëve për ushqimet që nuk duhet të jenë në dietën tonë, edhe pse shpesh shiten të maskuara si ushqime të shëndetshme dhe me vlera nutricionale.

1. Bukë integrale e paketuar

Nutricionisti Kim Pearson ka konfirmuar për Womans Weekly se nëse vendosim në karrocën e marketit bukë integrale, mund të besojmë se jemi duke bërë zgjedhjen e duhur, por e kemi të vështirë të vëmë re aditivët në këto produkte. Ai shprehet se shumica e këtyre bukëve të prerë në feta dhe të paketuara janë ‘shumë të përpunuara’ dhe përmbajnë konservantë, emulgues, agjentë të trajtimit të miellit, yndyra të hidrogjenizuara dhe sheqerna të shtuara ndër të tjera. Kjo është arsyeja pse rekomandohet të zgjidhni bukën organike, të papaketuar për t’u siguruar që mielli integral nuk është i përzier me miell të bardhë.

2. Lëngjet jeshile të blera në dyqan

Lëngjet jeshile janë gjithnjë e më në modë, por Kim paralajmëron se duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këto pije. Sipas nutricionistit, lëngjet që gjejmë në treg, janë shumë të ndryshme nga ato që bëjmë në shtëpi, veçanërisht pasi shumica e lëngjeve të industrializuara bëhen kryesisht me lëngun e fruatve, gjë që i bën relativisht të pasura me sheqer. Pra është më mirë ta përgatisni lëngun tuaj në shtëpi.

3. Shufrat e drithërave

Kate Knowler, një tjetër nutricioniste është shprehur se shufrat e drithërave duken si një mundësi e mirë për një vakt të shpejtë, por mund t’ju habisin për sasinë e sheqerit që përmbajnë. Sipas saj, shumë marka përmbajnë dy deri në tre lugë çaji sheqer në secilin konfeksion, kur doza ditore e rekomanduar për adultët është jo më shumë se shtatë lugë çaji. Kështu që më mirë hiqni dorë nga shufrat e drithërave dhe hani më mirë ndonjë banane, ose thjesht fruta të thata.

4. Patatina prej perimesh

Patatinat prej perimesh, përfshirë panxharin dhe patatet e ëmbla, mund të duken si alternativa të shëndetshme, por sipas Kim, ato nuk janë një zgjedhje më e mirë se patatet e skuqura tradicionale.