Tuesday , April 20 2021

Përplasje e fortë mes dy automjeteve, plagosen 2 vajza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Rrugën e Kombit, ku si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve, janë plagosur dy vajza. Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, duke bërë që të plagosen shoferja dhe pasagjerja e njërës makinë. Bëhet me dije se janë përplasur kokë më kokë një furgon dhe një autoveturë.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore të dy vajzave të plagosura, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë moszbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor.