Thursday , April 22 2021

Ç’thotë ai francezi jot? Situata e sikletshme, Rama e pyet për burrin e vdéķur, ndërhyn Kumbaro

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një takim me disa biznesmenë të bujqësisë,por është përballur me një moment të sikletshëm. Teksa bëhej prezantimi i të gjithëve me radhë, Rama pyet Elonën se si e ka partnerin e saj, i cili ishte nga Franca. Ramës i tregon Kumbaro se partneri i Elonës ka ndërruar jetë nga Covid. Rama mbetet i befasuar dhe i kërkon ndjesë, ndërsa vijon dhe e pyet se ku e mori virusin.

BISEDË:

Kumbaro: Kjo është Elona nga Ballabani.

Rama: Elona është kampione. Cfarë thotë ai francezi jot?

Kumbaro: Francezi nuk është më, ka ndërruar jetë nga Covid.

Rama: Ndjesë, ndjesë, nuk e dija. Po ishte këtu?

Gruaja: Në Francë

Rama: Në Francë e mori?

Gruaja: Jo e mori këtu, ndërroi jetë në Francë.

Rama: Ajaj, më vjen shumë keq. Nuk e kam marrë vesh. Tani po e dëgjoj për herë të parë.

Kumbaro: Elona e vazhdon projektin.

Rama: Domethenë do të vazhdosh të rezistosh?

Gruaja: Patjetër.

Rama: Respekte.