Tuesday , April 20 2021

Dikur sfidonte Ronaldon dhe Kakanë në fushë, sot berber në Elbasan: Historia e rrallë e Bledar Lenës

Dikur luante përballë yjeve si Kristiano Ronaldo, Kaka, Raul & CO, ndërsa sot është… berber. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Gramozit, Bledar Lena, i cili ka qenë në fushë në sfidën që kolonjarët luajtën me gjigantët botërorë të Realit të Madridit në “Qemal Stafa” disa vite më parë. Edhe pse një futbollist profesionist dhe i shumëshëtitur në skuadrat shqiptare, ku bëri historinë me Kukësin dhe Gramozin, Lena detyrohet të lërë futbollin në moshën 28-vjeçare, teksa zgjodhi të bëhej berber, si një punë që mund të fitojë më shumë dhe të gëzojë respektin e njerëzve.

Bledar Lena tregon gjithçka rreth karrierës së tij, ku ndër të tjera shprehet se përballja me Realin e Madridit ishte një shans që të vjen një herë në jete.

Edhe pse ka vendosur te punojë berber, pasioni për sportin nuk i është shuar. Dëshmi për këtë janë fotot e vendosur mbi muret e dyqanit të tij. Për të shuar sadopak mallin, shpesh luan me miqtë në kohën e lirë.

Bledar Lena ka përfunduar studimet e larta per Edukim Fizik në Universitetin e Elbasanit. Pengu i tij i vetëm është që nuk luajti dot për ekipin e qytetit të Elbasanit.