Tuesday , April 20 2021

Elbasan ndalohen 4 persona shpallen në kërkim 2 të tjerë. Arsyeja

Gjatë operacionit policor të koduar “RREZJA 1” janë ndaluar shtetasit Xh. Drymishi, R.Drymishi, J. Muceku, E. Koliqi dhe janë shpallur në kërkim shtetasit A. Salianj dhe S. Krasta. Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit G. Sula dhe A. Dreni ( të arr estuar në flagrancë më datë 28.09.2020), kanë kryer në mënyrë të organizuar veprimtarinë ķriminale të dhënies ndihmë shtetasve me origjinë nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit, duke bërë transportimin e tyre nga Korça drejt Tiranës, kundrejt fitimit 250-300 euro për person.