Tuesday , April 20 2021

Përputhen/ Sindi “harron” Muratin dhe shihet afër konkurrentit të ri. Ja si reagon Murati

Pak para nisjes së puntatës së të mërkurës, ndërsa të gjithë konkurentët po bëheshin gati për të nisur xhirimin në studio , Anxhelo shihet teksa i afrohet Sindit. Duke përfituar nga rasti që Sindi ishte vetëm , Anxhelo i shpreh dëshirën për të patur një takim me të.

Sindi me buzëqeshje i thotë se do ia tregojë më vonë vendimin e saj. Teksa i sheh bashkë , Murati afrohet dhe pyet Sindin se pse ajo dukej e qeshur dhe e lumtur , por ajo ia kthen me pyetjen se a ishte i lumtur ai në takimin me Olën?!

Ndërkohë , Anxhelo i shpreh simpatinë e tij Sindit dhe thotë se nuk e ka shprehur më parë prej situatës së saj me Muratin. Ai shton edhe faktin se me Sindin shpeshherë shkëmbejnë shikime me njëri – tjetrin dhe se nisur nga kjo thotë se duhet të veproj sa më shpejt , para se ta mari ndonjë tjetër Sindin.

Duket se Anxhelo e hodhi një hap , por të shohim a do ta pranojë Sindi këtë propozim apo jo.