Thursday , August 5 2021

Rama telefonon Evis Kushin për të disatën herë: Po ku je o….Ja bidesa e tyre

Të kthyer tashmë në një rutinë të përditshme bisedat ne telefon me kandidatët, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook  bashkëbisedimin me ministren e Arsimit Evis Kushin, e cila kandidon në Elbasan.Gjatë bisedës Rama kërkon të informohet nga Kushi për situatën në terren. Kjo e fundit ndër të tjera thotë se sipas saj situata është shumë mirë dhe se ka optimizëm nga qytetarët.

E pyetur ng Rama se çfarë po ndodh me të LSI-së, Kushi thotë se një pjesë u janë bashkuar atyre dhe një pjesë kanë shkuar te PD. Megjithatë, kryeministri nuk heziton t’i japë një këshillë: “Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë”.

Biseda:

Edi Rama: O zysha ku je se ngela duke i ra telefonit.

Evis Kushi: Jam në terren, në fushatë.

Edi Rama: Si shkojnë punët?

Evis Kushi: Elbasani është mirë, jemi çdo ditë me njerëzit. Situata duket mirë. Kanë besim se rezultati do të jetë kuptimplotë këtë herë.

Edi Rama: Edhe unë këtë ndjesi kam. Sondazhet janë fantastike në Elbasan. Problemi është se nuk duhet me u marrë me sondazhet por me njerëzit.

Evis Kushi: Ne jemi çdo ditë me njerëzit. Duan të na bashkohen në takime por ne respektojmë rregullat. Edhe tek të djathtët trokasim dhe na e hapin derën.

Edi Rama: Çfarë thonë?

Evis Kushi: Një pjesë janë larguar edhe prej atyre. Pjesa tjetër diskutojmë kërkojnë. Ngjarja e fundit e aeroportit ishte këmbanë alarmi edhe për rrezikun.

Edi Rama: Ajo ishte një çmenduri, por njerëzit duhet ta kenë parasysh se janë po ata. Janë ati shtet.

Evis Kushi: Edhe mësuesit kur i takoj e kanë të qartë çfarë do të thotë të kthehen pas.

Edi Rama: Po këta xhakajdurët e kontrollit tokësor të presidentit çfarë bëjnë?

Evis Kushi: Një pjesë e mbështetësve të LSI po na bashkohen, një pjesë shkojnë edhe te PD me thënë të drejtën.

Edi Rama: Janë ata që i kanë marrë dhe i kanë  rekrutuar me vende pune.

Evis Kushi: Pjesa më e madhe nuk kanë kuptuar se nuk kanë çfarë presin më nga LSI.

Edi Rama: Kujdes dhe ki parasysh metodat e fundit se dihet çfarë presim është habi e madhe tamam bërtet hajduti kape hajdutin. ‘Do u presin duart atyre që prekin votat’ i bie që të dalin pa duar që nga ai dhe plot të tjerë.