Thursday , May 13 2021

”U fokusova tek shëndeti mendor” Arbana rrëfen përvojën me peshën pas lindjes

Vetëm pak muaj më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë, ku solli në jetë djalin e saj, të cilën e pagëzuan me emrin Diell, një emër me domethënie të veçantë për çiftin. Moderatorja i është përkushtuar rritjes së të voglit, ku poston dhe foto nga përditshmëria me të e ku duket në formë mjaft të mirë.

Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja ka rrëfyer sesi e ka përjetuar periudhën pas lindjes dhe se trupi i saj kishte ndryshuar. Pas peripecive të shumta për t’u rikthyer në formë, Arbana vendosi të fokuset tek shëndeti mendor dhe qetësia.

“1 nëntor 2020, 10 ditë pas lindjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes, por trupi kishte ndryshuar. Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mirë. Kështu megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe) rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor.

Por me rifillimin edhe të punës kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u  ndjeva keq fizikisht, ndalova. Vendosa t’i jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr asnjë gram dhe trupi është po njësoj, por brenda vetes jam shumë më mirë. Take your time to heal everyone”, ka shkruar Arbana krahas fotos.