Saturday , May 8 2021

Xhensila Myrtezaj feston datëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja.

Xhensila Myrtezaj është një nga femrat më të komentuara dhe më të pëlqyera në showbizzin shqiptar. Ajo ka qenë mjaft aktive kohët e fundit në rrjete sociale dhe ka ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme të saj por edhe të familjes. Mesnatën e mbrëmshme artistja është surprizuar në mënyrën më të bukura nga e motra e saj, me rastin e datëlindjes.

“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhet në pusullën krahas dhuratës të cilën Xhensila e ka lexuar me zë të lartë për ndjekësit. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Xhensila ka lindur më 9 prill të vitit 1993 dhe sot mbush 28 vjeç.