Wednesday , May 12 2021

Elbasan, Klevis Xhoxhi vijon takimet me qytetarët: Çdo ditë e më shumë jemi optimistë për fitoren në 25 Prill

Kandidati për deputet në Qarkun e Elbasanit, Klevis Xhoxhi vijon çdo ditë takimet e shumta me qytetarët. ‘Feedback-u’ që Xhoxhi merr prej bisedave me qytetarët, prekja e realitetit nga afër duke u njohur me problematikat e tyre, është tejet pozitiv.

‘Çdo ditë e më shumë jemi optimistë për fitoren në 25 Prill, sepse kudo shkojmë gjejmë mikpritjen e njerëzve’, shkruan Xhoxhi në llogarinë e tij të ‘Facebook’.

Kujtojmë se Klevis Xhoxhi ka mbajtur postin e Prefektit të Qarkut Elbasan. Ai është renditur i dyti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit me qëllim përfaqësimin në Parlament të qytetarëve elbasanas.

Postimi i plotë: Kënaqesi e nder të filloja ditën me Pavlinën dhe Liljanën , dy zonja që me mirësinë dhe optimizmin e tyre të mbushin me energji. Çdo ditë e më shumë jemi optimistë për fitoren në 25 Prill, sepse kudo shkojmë gjejmë mikpritjen e njerëzve.