Thursday , May 13 2021

Rudina Dembacaj shtatzënë për herë të dytë? Aktorja i surprizon të gjithë (FOTO)

Ditën e sotme në mediat rozë qarkulloi me shpejtësi lajmi se aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj mund të jetë në pritje të ëmbël. Shkak i këtyre aludimeve u bënë disa foto të publikuara në rrjetet sociale. Rudina shfaqej me barkun paksa të rrumbullakosur dhe kaq mjaftoi që aludimet të përhapeshin. ‘Je shtatzënë?“, u pyet moderatorja në komente.

Ajo nuk ka kthyer përgjigje, por ka reaguar në formë tjetër. Rudina i ka fshirë të gjitha komentet e tilla nga postimi i saj.