Thursday , May 13 2021

Beartin e ‘hodhi pas krahëve’, Tea publikoi videon me një djalë duke shkëmbyer puthje (Foto)

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social ku shfaqet shumë  e afërt me një djalë. Teksa u nda me Beartin, ata të dy postojnë herë pas here thënie thumbuese për njëri tjetrin.

Teksa mediat ziejnë nga lajmi i ndarjes së tyre, duket se Tea ka gjetur ngrohtësi në krahët e një tjetër mashkulli, që fillimisht “e prezantoi” si shokun e saj. Mirëpo, pak orë më parë ajo ndau në InstaStory një video që tashmë e fshiu, ku shfaqej duke shkëmbyer puthje në cepin e buzës me të njëjtin djalë.