Thursday , May 13 2021

Koronavirusi në Shqipëri, numri i ulët i rasteve të reja që prej shtatorit. Por sa raste janë vetëm në Elbasan?

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije bilancin e covid në 24 orët e fundit. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore 125

Të shëruar në 24 orë 546

Të shtruar në spitale 204

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1983

Testime totale 591,590

Raste pozitive 128,518

Raste të shëruara 98,269

Raste Aktive 27,928

Humbje jete 2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19823

Fier 2413

Durrës 1177

Gjirokastër 1168

Shkodër 967

Korçë 727

Vlorë 608

Dibër 340

Kukës 324

Elbasan 237

Berat 94

Lezhë 50

Top Channel