Thursday , May 13 2021

Ledjana e pyet a po mendon për të? Mevlani i jep përgjigjen me lezet

Ledjana dhe Mevlani prej disa ditësh janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin në emisionin “Për’puthen”. Por pavarësisht kësaj, ata sërish kanë debate të forta, e të shumtë janë ata që mendojnë se ata po luajnë. Që të dy janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndajnë me fansat poza të ndryshme. Mevlani herë pas here poston foto me vajzat e “Për’puthen”, e më pas i fshinë. Por kësaj radhe, ai ka publikuar një imazh ku shfaqet vetëm ai.

Mevlani shfaqet i mbështetur te një makinë, e duket se është paksa i menduar. E këtë detaj e ka vënë re edhe Ledjana, e cila nuk ka qëndruar dot pa e ngacmuar.

“Po mendon për mua”, i shkruan ajo, teksa Mevlani i ka kthyer menjëherë përgjigje: “Ashtu siç mendon dhe ti për mua”. Duket si një përgjigje me ironi, duke qenë se Ledjana u shpreh gjatë takimit të tyre të fundit se nuk ndjen për të.