Wednesday , May 12 2021

Për kë voton Arbana Osmani dhe VIP-at e tjerë sipas listave sekrete të PS-së (Foto)

Në listën sekrete që lapsi.al ka arritur të sigurojë janë vjedhur dhe të dhënat personale të njerzve të skenës dhe të ekranit, Nr i tyre i telefonit, i ID e kështu me radhë. Sipas kritereve të rilindjes ata ndahen në votues të sigurtë të PS ose si jo të tillë. Kështu Ardit Gjebrea konsiderohet votues i sikurtë por megjithatë për tu siguruar, partia i ka vënë atij nga pas si “patronazhist” Natasha Toskën. Po e njëjta gjë dhe me Alketa Vejsiun e cila mbikqyret si patronazhiste nga Erald Qosja. Ndërsa Rovena Dilo që figuron votë e sigurtë socialiste monitorohet nga Anila Grabocka.

Por nëse për Dilon që ka dalë edhe publikisht pro Erion Veliajt të dhënat janë të sakta, nuk duket kështu për të tjerë. Në listat sekrete të PS Ermal Mamaqi ndonëse ka bërë të njëjtën gjë publikisht si Rovena, konsiderohet si votues PD-je. Çudi përbën edhe Arbana Osmani qe socialistët e konsiderojnë të votuese të LSI.

Ndërkohë Taulant Balla ka reaguar në lidhje me këtë list duke e cilësuar si një punë në terren e krijuar prej vitesh: O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamunj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja!- ka shkruar Balla