Thursday , May 13 2021
Foto Arkiva

Shkrumbohet një makinë në autostradën Tiranë-Elbasan/ Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është shkrumbuar pasi ka marrë flakë teksa ishte në ecje në autostradën Tiranë-Elbasan. Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” shihet ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin që ka përfshirë mjetin. Sipas policisë, në Kodër Ibë, si pasojë e një defekti teknik ka marrë flakë në ecje një mjet “Renault”.

Për fat të mirë shoferi ka arritur të dalë dhe ka vetëm dëme materiale.