Saturday , May 8 2021

A do pezullohen vaksinat kineze? Përgjegjësja e vaksinimit në ISHP sapo e zbuloi publikisht

Pas deklarimit të një eksperti kinez për efektshmërinë e ulët të vaksinës Sinovac, ka ardhur dhe reagimi i autoriteteve shqiptare. Përgjegjësja e vaksinimit në ISHP, Erida Nelaj, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për pezullim, pasi i beson përvojës në shtetin turk, prej nga i ka siguruar dozat shteti shqiptar.

“Nuk bëhet fjalë për pezullim. Ne kemi të dhëna që vijnë nga Turqia. Të gjitha vaksinat që janë në qarkullim kanë synimin të evitojnë vďekjet në radhë të parë dhe komplikacionet apo shtrimet në spitale. Kështu që është shumë e rëndësishme të vaksinojmë sa më shumë popullatë që është e mundur, që të ulim transmetimin e infeksionit”, nënvizon Nelaj, duke shtuar se pavarësisht skepticizmit dhe dyshimeve për efekte anësore edhe ndaj vaksinës tjetër që po aplikohet te pedagogët e mësuesit “AstraZeneca”, Shqipëria nuk do ta pezullojë as këtë vaksinë, duke vijuar aplikimin te kategoritë e radhës.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, dje në raportimin në Komisionin e Ligjeve dhe Shëndetësisë.

“’Sinovac’ u është injektuar mjaft njerëzve dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë efekt anësor. Në një kohë që nga vaksina ‘Pfizer’, 80% e atyre që e kanë bërë kanë pasur ďhimbje në vendin e injektimit apo efekte të tjera anësore të lehta. Ndërkohë që nuk kemi asnjë event madhor, si humbje jete apo shtrime në spitale për shkak të vaksinës”, tha Rakacolli.