Wednesday , May 12 2021

Rama “hapet” në Librazhd: Sot harrova të vesh atletet, i them vetes përditë…

Kryeministri Edi Rama mohoi që të jetë arrogant. Në fjalën e tij të gjatë me mbështetësit e tij në Librazhd, Rama tha se është njeri këmbëngulës ndërsa për të shtuar sesa i ngarkuar është tha se sot ka harruar edhe të veshë këpucët. “Më thonë shumë arrogant, por më shumë se arrogant do thoja kokëfortë dhe këmbëngulës derisa e teproj. Më thonë si mund të flasë kryeministri kështu kur unë hyj në fb për të komentuar.

 Po sepse kryeministrat me të cilët jeni mësuar as në rrugë nuk e kthejnë kokën. Për mua është ndryshe. Unë ndihem dhe jam çdo ditë dhe çdo sekond njëri nga ata të cilët më ka dhënë nderin për të qenë në krye të këtij vendi. LÚftoj deri në fund për bindjet e mia dhe qëllimet që i kam ndarë paraprakisht. Nuk ka asgjë të pamundur.

Në mëngjes hoqa atletet që t’i kem për kollaj këto këpucët. Tani po e vija re që kam harruar të vesh atletet.  Kjo është dita ime. Kur njeriu është i përkushtuar me mish dhe shpirt në një detyrë të rëndësishme dhe me privilegj të madh. I thotë vetes rezisto dhe ec përpara. Duro beso, puno se do t’ia dalim”, deklaroi Rama.