Wednesday , May 12 2021

Çfarë duhet të bëjmë që ta marrim veten sa më shpejtë pasi kemi kaluar COVID? Mjekja jep këshillat e rëndësishme

Penumologia Silvana Sadria u shpreh mëngjesin e sotëm se moshat e mëdha e kanë më të vështirë që të rikuperohen pasi kanë kaluar koronavirusin. E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, pneumologia theksoi se gjatë fazës së rikuperimit, krahas regjimit ushqimor, rekomandohet gjithashtu dhe aktiviteti fizik.

“Moshat e reja e rikuperojnë shpejt. Kur nuk kanë patur as prekje në mushkëri, rutinës i kthehen më shpejt, por stadi i dytë dhe i tretë që kanë patur prekje të mushkërive e kanë më të vështirë, dhe kujdesi ndaj vetes tregohet tek secili pacient. Fillon që tek mënyra e ushqyerjes. Imuniteti nuk krijohet as për një muaj kështu që ushqimi ka shumë rëndësi, dhe një aktivitet fizik.

Ankesa kryesore në momentin që e kalojnë referojnë lodhjen, këputjen, në varësi të oksigjenit dhe themi gjithmonë vazhdoni lëvizjen.. Këshillojmë ecjen sepse aktivitetet e tjera janë më agresive dhe duhet pak kohë ta marrin veten.”, u shpreh Sadria.

Ajo vuri theksin dhe tek një tjetër simptomë siç është pagjumësia. Sipas saj, kjo vjen jo vetëm për shkak të mungesës së oksigjenimit por gjithashtu dhe nga stresi i akumuluar gjatë kësaj periudhe.