Thursday , May 13 2021

Donaldi i bën dhuratën e madhe Bora Zemanit, ajo ia thotë hapur fare: Të duaaa shumë! Ja si i përgjigjet ai

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.Dyshja tashmë e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe nuk i kursejnë dedikimet apo postimet romantike në rrjete sociale. Siç dihet, Donaldi ka pasion pikturën dhe këtë e pasqyron më së miri Instagrami i tij.

Vetëm së fundmi ai ka realizuar pikturën më të bukur: poretretin e të dashurës së zemrës, Bora Zemanit! Artisti ka publikuar një video ku tregon gjithë procesin e punës.

“Për ty Bora”, ka shkruar ai krahas videos.

Moderatorja ka reaguar menjëherë e emocionuar dhe duke i shprehur dashurinë publikisht. “Të duaaaa”, ka shkruar ajo.