Thursday , May 13 2021

Ka marrë miliona klikime në You Tube/ Zbulohet kujt i dedikohet kënga e Florit, “Thjesht të du”

Rreth 1 viti më parë këngëtari dhe producenti shumë i famshëm shqiptar Flori Mumajesi lançoi hitin e tij të shumë të pëlqyer muzikor “Thjesht të du”. Ky projekt jo vetëm që u mirëprit nga publiku po u shndërrua në kolonën zanore të të gjithëve ne në rrjetet sociale dhe prej javësh ka rrëmbyer kreun e “The Top List“. Sot pas kaq shumë muajsh mësohet më në fund se kujt i dedikohet kjo baladë kaq e ndierë. I ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” me Orin dhe Islin, ishte biznesmeni i njohur nga Kosova, Petrit Kllokoqi i cili ka zbuluar se si kënga “Thjesht të du” erdhi tek ai.

Biznesmeni u shpreh se me Florin ka një miqësi që daton që para 12 vitesh dhe kur vendosi të bëjë dasmën pak para pandemisë, këngëtari ishte i ftuari i padiskutueshëm i ditës së tij të veçantë. Pasi erdhi në Tiranë për të takuar Florin, Petriti shkoi tek studio e tij dhe menjëherë iu prezantua kjo këngë.

Florin e kam shumë mik, prej 12 vitesh dhe nuk u diskutua pjesëmarrja e tij në dasmën time. Ai e dinte se do martohesha dhe i thash që dua të jesh mysafiri kryesor i mbrëmjes. Kur shkova në Tiranë nuk e dija, por vajta për të parë se si do shkonte dhe kur u futa në studion e tij Flori më tha se e kam një dhuratë jo për ty, por të dy ne t’ja bëjmë dhuratë Erzës. Pastaj lëshoi këngën dhe ishte një emocion që nuk e kisha përshkruar asnjëherë. Nuk mundesha të përmbahesha dhe vetëm e përqafova se ishte një dhuratë që ka me na përcjellë tërë jetën.