Wednesday , May 12 2021

A do të rikthehet sërish në ekran? Rudina Dembacaj zbulon çfarë po ndodh me jetën e saj artistike

Aktorja Rudina Dembacaj i është përkushtuar kohët e fundit biznesit të saj duke lënë jashtë vëmendjes ekranin televiziv. Teksa i përgjigjej pyetjeve të fansave kuriozë në InstaStory, dikush e pyeti për planet e të ardhmes lidhur me jetën e saj artistike.

“Me çfarë po merresh artistikisht?”, – e pyeti një prej ndjekësve Rudinën, e cila ndau disa plane të reja, por pa shumë detaje.

“Teatri është i mbyllur, në televizion do kthehem në shtator. Tashmë artistikisht, thjesht jetoj”, – ka shkruar Rudina, duke e lënë surprizë faktin se në cilin televizion do të rikthehet dhe me çfarë projekti.

Së fundmi, për aktoren po aludohej se mund të ishte shtatzënë dhe shkak për këtë u bë një foto në Instagram, me barkun paksa “të rrumbullakosur”. Mirëpo, ajo i dha fund aludimeve duke publikuar një foto nga palestra, ku tregonte barkun e sheshtë.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.