Wednesday , May 12 2021

Balla jep lajmin e madh, zbulon çfarë do të ndodhë nga 1 qershori

Numri 2 i PS-së, njëherazi kandidat për deputet në Elbasan, Taulant Balla, tha se vendi ynë mund t’i rikthehet normalitetit dhe të mos ketë më asnjë masë kufizuese nga 1 qershori i këtij viti.

Balla tha se qeveria po punon për arritjen e objektivit për 500 mijë vaksinime anti-Covid brenda muajit maj. Ndërkohë, duke u ndalur te zgjedhjet e 25 prillit, numri dy i PS theksoi se biznesi i vogël do të mbështesë më shumë se kushdo partinë e tij.