Thursday , August 5 2021

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Ulen rastet e reja, ndërron jetë një qytetar nga Elbasani. Ja sa viĸtima

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jep të dhënat e fundit të covid. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2520 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (15 Prill 2021)

Raste të reja ditore 169

Të shëruar në 24 orë 572

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 2520

Testime totale 599,670

Raste pozitive 129,128

Raste të shëruara 100,013

Raste Aktive 26,780

Humbje jete 2,335

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19266

Fier 2246

Durrës 1137

Gjirokastër 1036

Shkodër 920

Korçë 723

Vlorë 535

Dibër 344

Kukës 286

Elbasan 207

Berat 51

Lezhë 29

Top Channel