Saturday , May 8 2021

Skandali/ E martuar ne Elbasan, e nxjerrin me probleme mendore për t‘i marrë kujdestarinë e fëmijes

Një nënë e re 26 vjecare nga Tropoja, e martuar në Elbasan ka sjellë në jetë fëmijën e parë, një vajzë. Pas lindjes, ajo thotë, se është dhµnuar nga bashkëshorti dhe prindërit e tij. Lidhur me këtë ngjarje, është pajisur me urdhër-mbrojtjeje një vjecare. Pas këtij momenti, i ka ardhur kërkesë- pαdia nga avokati i bashkëshortit, për zgjidhjen e martesës dhe kujdestarinë e vajzës. Për të përligjur kujdestarinë, ishin bashkëngjitur dy dokumente: një epikrizë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku shkruhej, se gruaja vuante nga një crregullim dpresiv, si dhe një recetë nga një mjeke psikiatre, që i kishte dhënë mjekim. Gjatë kësaj kohe, nënës së re, i është bërë një kallzim nga ish-vjehrra për shitje të fëmijës, akµzë, që u provua si e pavërtetë. Den0ncuesja takon mjekun gjinekolog Albert Cakoni, i cili thotë, se e ka hedhur firmën në dokumentin e epikrizës, pa e ditur, se cfarë firmoste.

Pas mjekut gjinekolog, den0ncuesja takon mjeken psikiatre Fatime Elezi, që ka lëshuar recetën e mjekimit për të, por mjekja pranon, se zonja nuk është paciente e saj. Gjithcka është bërë nga ish-vjehrra Alma Ibrahimi, e cila është shtirur si nëna e den0ncueses.Për cështjen e divorcit është caktuar një psikologe, e quajtur Najada, që haptazi mban anën e ish-burrit të den0ncueses. Ne u konsultuam me psikologen Aurela Agalliu, e cila shprehet, se fakti, që vajza është 20 muajshe, e lidh direkt nevojën biologjike të fëmijës me nënën dhe institucionet nuk mund të vendosin në disfavor të nënës./klantv