Saturday , May 8 2021

Elbasan/ Gjendet i mbytur një i ri në lumin Shkumbin, ishte zhdukur prej 1 muaji dhe vuante nga…

Një i ri është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin në fshatin Jagodinë në Elbasan. Bëhet fjalë për Eridjon Topin, 27 vjeç. Trupi i tij është nxjerrë i pajetë nga lumi ndërsa nuk i janë konstatuar shenja. Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas deklarimeve të familjarëve dyshohet se shtetasi vuante nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt.