Saturday , May 8 2021

Dj Vin Veli harron përfundimisht Bora Zemanin, flet për lidhjen 2-vjeçare me një tjetër vajzë

Artvin Veli, DJ i njohur si Vin Veli është në një lidhje sentimentale prej dy vitesh me një tjetër vajzë, pas ndarjes nga moderatorja Bora Zemani, me të cilën ka edhe një djalë, Arborin. I ftuar në ‘Dola te Ola”, Veli tha se prej dy vjetësh ndodhet në një marrëdhënie, por partnerja e tij nuk ka dëshirë të bëhet publike, pasi nuk i përket fushës së artit apo medias.

Ai shtoi më tej se ajo është pjesë e juridikut dhe për momentin nuk jetojnë bashkë, por që shpreson që në të ardhmen kjo gjë të ndodhë. “Jam në një lidhje prej dy vitesh. Nuk e kam bërë publike. Ajo nuk është pjesë e fushës së artit apo medias. Është pjesë e juridikut dhe për momentin nuk jetojmë bashkë. Shpresoj që në të ardhmen të ndodhë kjo gjë,” – tha Veli ndër të tjera.

Veli ka më shumë se tre vite që është ndarë nga Zemani e cila tashmë është në një lidhje zyrtare me moderatorin Donald Veshaj.