Saturday , May 8 2021

Elbasan, digjen makinat e një biznesmeni! Ja çfarë kanë zbukuar kamerat e sigurisë

Dy automjete janë përfshirë nga flakët një natë më parë në Elbasan. Ngjarje është regjistruar në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, ndërsa automjetet, një ‘Range Rover’ me targa AA 042 VL dhe një ‘Volksëagen’ me targa AA 248 BB rezultojnë në pronësi të një personi, biznesmen i njohur ne Elbasan. Ngjarja dyshohet e qëllimshme, ndërsa kamerat e sigurisë së shtëpisë së biznesmenit kanë filmuar dy persona me kapele që i spërkasin automjetet me benzinë dhe u vënë flakën.

Biznesmeni rezulton pronar i një biznesi ushqimor, ndërsa nuk dihet ende nëse ai ka qenë i përfshirë në ndonjë konflikt të mëparshëm. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.