Tuesday , June 22 2021

Mori pjesë në emisionin e famshëm italian, Eva lidh kontratën me firmën e rëndësishme

Eva Murati është një nga vajzat më simpatike të ekranit shqiptar. Moderatorja është mjaft aktive në rrjete sociale dhe ndan herë pas here momente nga jeta e saj e përditshme si dhe nga studioja televizive ku drejton një emision sporti. Së fundi ajo ka marrë vëmendjen e fansave dhe publikut pasi ka treguar se ndodhej e ftuar në një nga televizionet më të njohura dhe më të ndjekura italiane.

Bëhet fjalë për Mediaset, ku Eva ka folur rreth zhvillimeve të futbollit. Eva shndriti në studion e “Tiki Taka”-s, me fustanin e kuq pak javë më parë, ndërsa së fundi ajo ka firmosur kontratë me një markë veshjesh italiane, ku ka pozuar me të brendshme duke zbuluar kështu edhe bashkëpunimin.