Saturday , May 8 2021

Emri/ Aurela Gace takon vajzën nga Elbasani dhe na emocionon të gjithëve (Foto)

Aurela Gace është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo gjithmonë ka spikatur më zërin e saj dhe këngët janë kthyer gjithmonë në hit. Kjo ka bërë që Gace të ketë shumë fansa, të mëdhenj e të vegjël. E tillë është edhe Françeska Kasa, vogëlushja nga Elbasani. Françeska është një femijë që ka konkurruar e fituar në shumë konkurse, festivale për fëmijë, brenda e jashtë vendit.

Ja postimi i Aureles:

Para disa ditësh mora një mesazh.

Ishte një prind.

Më tregonte se vajza e saj e kishte ëndërr të takoheshim.

Pastaj me tregonte se vajza ishte një femijë qē kishte konkurruar e fituar në shumë konkurse ,festivale për fëmije, brenda e jashtë vendit.

Ajo quhet Françeska Kasa nga Elbasani.

Pashë edhe videot e saj ku shprehej se më donte dhe u preka shumë.

Mu kujtua vetja kur doja aq shume te takoja kengetaren te cilen une doja ( e kam thene, shume here, në adoleshencën time, kisha nje figure që ndiqja ,kendoja cdo kenge te saj. Ajo ishte Irma Libohova) .

Pse të mos i ja jepja pak dashuri vogëlushes sê talentuar që më jep kaq shume dashuri te sinqertë prej femije?

Unë u mbusha plot. 

Syte e saj shkelqenin si shkendija. Zerin pushkë. Muzikën e ka ushqimin e shpirtit.

Shpresoj e uroj  qe nesër ta shohim në skenat e mëdha e ti plotesohet ëndrra e saj e madhe.

Françeska më kujtoi veten si fëmijë.

Mos u dorëzo i thashë,në asnjë moment.

Uroj me zemër ta shoh teksa rritet në skene e te na japë nga shpirti i saj ❤❤❤❤

Faleminderit që më mbushe zemrën!