Thursday , May 13 2021

24 vite në arrati, përfundon në pŗanga vŗasësi i dyfishtë nga Elbasani me pasaportë britanike

Gazeta britanike Daily Telegraph ka zbuluar se një vŗasës i dyfishtë shqiptarë nga Elbasani mundi të merrte pasaportë britanike duke përdorur një identitet të rremë me emrin Ilir Krasniqi. Editori çështjeve të brendshme të kësaj gazete Charles Hymas shkruan se Artan Muça, 49, vjeç pas 24 vitesh është arŗestuar në veri të Londrës dhe po përballet me një proces ekstradimi.

Muça është dënuar në mungesë me 25 vite buŗg pasi ekzekutoi në vitin 1997 në një bilardo dy persona në një fshat të Elbasanit. Në Angli ai kishte mundur të hapte një kompani transporti duke përdorur një emër të rremë përpara se të zbulohej dhe arŗestohej në shtëpinë e tij në veri të Londrës nga skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard.

Charles Hymas shkruan se është e paqartë se si Artan Muça mundi të fshihej për 24 vite me radhë në Angli pasi kreu dy vŗasje në Shqipëri. Megjithatë burime policore thonë se Scotland Yard iu paraqitën të dhëna përpara se përshkrimi këtij dënimi të ekzekutohej në vitin 2022.

Autoritetet shqiptare kishin në dispozicion edhe 1 vit kohë në dispozicion për të ekzekutuar me sukses urdhrin e arŗestit ndërkombëtar.

Burime nga policia shqiptare citohen në Daily Telegraph të kenë deklaruar se rihapja e kësaj dosje erdhi pasi u përgjuan telefonat e të afërmve të Muçës dhe u zbulua se ata flisnin me një person në Angli që rezultoi të ishte i kërkuari Interpol Tiranës, vŗasësi i dyfishtë Artan Muça.

Kreu prokurorisë së Elbasanit, citohet në këtë shkrim të ketë thënë se: “Ne jemi përpjekur prej shumë kohës ta vendosim këtë individ përpara drejtësisë i cili me gjakftohtësi ekzekutoi dy persona të pafajshëm. Ne nuk e dimë se si ai me sukses mundi të fshihej në Angli për plot 24 vite por ne asnjëherë nuk I ndërpremë përpjekjet për ta sjellë atë në Shqipëri e vuajtur dënimin prej 25 vitesh buŗg”.