Wednesday , May 12 2021

Sa e trishtë/ E bëri Shqipërinë nënkampione bote, kampioni tashmë i papunë bën thirrjen dëshpëruese për rininë shqiptare

Ilirjan Suli, një kampion në fushën e peshëngritjes, ka bërë një thirrje për të gjithë qyterarët shqiptarë. I pyetur nga “Real News” nëse e njeh patronazhistin e tij, përgjigjia e Sulit ka qenë e shkurtër dhe e qartë. Në prononcimin e tij, vihet re zhgënjimi për mungesën e vlerësimit nga shteti shqiptar për kontributin e tij në këtë vend.

Sot 46 vjeç, Suli ka treguar se ka mbetur i papunë që kur ka lënë sportin. Ai e ka këshilluar gazetaren dhe kameramanin që ta lënë sa më shpejt vendin dhe të emigrojnë në një shtet ku mund të jetojnë normalisht. Suli ka fituar medalje bronzi në Europianin e vitit 2000 dhe është nënkampion bote në peshëngritje.

Ai ka marrë dy olimpiada në vitet 1996 dhe 2000, ku u rendit i 14-ti dhe i 5-ti. Peshëngritja është një nga sportet që prodhon kampionë në vendin tonë, por ata janë nënvlerësuar dhe nuk janë mbështetur për vite me radhë.

“Këtu në këtë vend çfarë s’po ndodh. Bëni mirë të ikni nga Shqipëria, më dëgjoni mua. A e dini kush jam unë që po ua them këtë? Ilir Suli, mjeshtër i madh i punës nga Presidenti, ish-nën kampion i Botës në shtangë. Mbasi lashë sportin jam papunë. Nuk i duan njerëzit që punojnë këta. Këtu duan vetëm… s’po ua them më mirë. Ikni nga ky vend, kjo ka ngelur vetëm”, deklaroi Ilir Suli.