Saturday , May 8 2021

Hera parë që e thotë/ Olta Gixhari rrëfen për herë të parë historinë e dashurisë dhe largimin drejt Spanjës

Olta Gixhari gjithnjë ka zgjedhur që jetën private ta mbaj shumë private dhe vetëm pas lajmit të shtatzënisë, njerëzit mësuar diçka për partnerin e saj.Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Revista Who”, aktorja ka ndarë detaje rreth njohjes me babain e vogëlushit dhe historinë e dashurisë.

“Jemi takuar në Madrid, për Krishtlindje. Ne njiheshim, nuk ishte dikush që doli nga hiçi. Diku ishim parë nëpër Tiranë, por ishte nga ato njohjet e përcipta. Nuk është se e kisha qejf dhe nuk e di nëse më kishte, thjesht s’kam patur asnjë mendim për të. Fjalia e vetme që i kam thënë atë ditë që e pashë ishte: “Sa i bukur qënke bërë ti”. Shumë vite pa e parë, kisha harruar që ai njeri ekzistonte diku. Takimi ynë ka qenë fare i rastësishëm, si nëpër filma. Madje miqtë që e dinë historinë tonë kanë filluar vërtet të mendojnë se gjërat janë të shkruara. Pas pak kohësh filluam të flisnim në telefon dhe aty e gjetëm veten duke i shkruar njëri-tjetrit pa pushim. Rashë shumë keq në dashuri! Propozimi ndodhi në një natë me Hënë të Plotë, në një lokal të vogël dhe romantik buzë detit. Ai është detajist dhe e di çfarë marrëdhënie kam unë me detin. Ndodheshim në Itali dhe më tha: Ti do vish të jetosh me mua?  E pyeta se ku dhe përgjigja e tij ishte: “Kudo!” Unë pranova dhe kaq ishte,” u shpreh ajo.