Wednesday , May 12 2021

Kukës dhe Elbasan, rënie drastike e LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se po pëson një disfatë të madhe, me një rënie dramatike në të gjithë kutitë e hapura deri tani. Kjo rënie është e qartë në dy Qarqe në të cilët është hapur numërimi, në Kukës dhe në Elbasan.

Në Kukës, në katër kuti të numëruara, me pothuajse 1 mijë votues, LSI ka grumbulluar vetëm 5 vota.

Në Elbasan, në pesë kuti të numëruara, me gjithashtu më shumë se 1 mijë vota, LSI ka marrë 9 vota./lexo.al