Thursday , August 5 2021

Mbyllet numërimi në Bashkinë Librazhd, drejt fundit numërimi edhe në Prrenjas. Ja fituesi.

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Belshit dhe atë të Librazhdit, ku forcë e parë ka dalë Partia Socialiste. Kështu, rezultatit në 45 KZAZ-të e Belshit, PS ka marrë 5552 vota, PD ka siguruar 3946 dhe LSI me 145 vota; kurse në Bashkinë e Librazhdit rezultati është mbyllur me: PS 9952 vota, PD 5181 vota dhe LSI 790.

Ndërkohë, është drejt fundit numërimi edhe në Prrenjas, ku kanë mbetur pa numëruar edhe katër kutitë e fundit. Deri më tani, rezultati në KZAZ-të e Prrenjasit është: PS ka siguruar 5315 vota, PD ka marrë 2968 vota dhe LSI 1234.