Saturday , May 8 2021

Qarku Elbasan/ Numërohen 118 qendra votimi. Ja si ndahen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 118 qendrave të votimit në qarkun e Elbasanit nga 511 qendra votimi gjithsej në këtë qark, pas votimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Nga numërimi i këtyre 118 qendrave të votimit rezulton se PS ka marrë 19726 vota ose 55.39%, PD-AN, 13320 vota ose 37.40%, LSI 1450 vota ose 4.07%, Nisma Thurje 390 vota, LN 238 vota, BD 125 vota, PSD 111 vota, LRE 91 vota, PLDSH 58 vota, ABEOK 60 vota, PBK 22 vota, ADR 20 vota.

Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 84 qendrave të votimit në qarkun e Elbasanit. /j.p/