Saturday , May 8 2021

“Fitore, fitore, fitore!” Socialistët e Elbasanit brohorasin emrin e Taulant Ballës, numri 2 i PS jep lajmin e mirë

“Fitore, fitore, fitore!” Partia Socialiste merr mandatin e nëntë në qytetin e Elbasanit. Numërimi në Pallatin e Sportit sapo ka përfunduar dhe brohorimat e elbasanllinjve janë “në kupë të qiellit”. Pas përfundimit të numërimit, PS për vetëm 1 votë ka humbur mandatin e 9-të. Por, nga mbledhja e të gjithë numëruesve dhe vëzhguesve, në bazë dhe të llogaritjeve matematikore, socialistët kanë marrë mandatin e 9-të.

“Nga ajo që kanë në procesverbale ekipet tona të vëzhguesve, na rezulton që ne kemi kaluar votat e nevojshme për mandatin e 9. Kemi diku te 28 mijë vota nga PD të siguruar mandatin e 9”, tha Balla, teksa gjithë salla brohoriste.

Qarku i Elbasan ka 14 mandate, dhe në bazë të shpërndarjes së fundit me përfundimin e numërimit, PS ka 9 mandate dhe PD 5, LSI nuk ka asnjë mandat.