Thursday , May 13 2021

Hapet dogana e Kapshticës? Greqia sapo dha njoftimin e fundit

Pika kufitare e Kapshticës  sapo ka bërë një njoftim. Mësohet se do të shtyhet sërish hapja e kufirit. Vendimi është marrë nga pala greke, që vjen si një shtyrje e masës, pasi prej muajsh kjo pikë kufitare nuk është funksionale.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.