Saturday , May 8 2021

Në lidhje me vajzën e Niko Peleshit, Romeo Veshaj entuziast për fitoren e “vjehrrit”

Romeo Veshaj është shprehur entuziast për fitoren e Partisë Socialiste. Aktori i humorit ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet me binjakun e tij dhe kandidatin socialist Damian Gjiknuri, kandidat në Vlorë. “Fytyra të lumtura”, ka shkruar Romeo krahas fotos. Kujtojmë që Romeo ka nisur një romancë me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia. Kjo e fundit reagoi gjithashtu pak orë më parë duke uruar kryeministrin Rama për fitoren.

Krahas fotos ku shfaqet me Ramën, ajo shkruante se nuk duhet të festojnë vetëm të majtët, por të gjithë shqiptarët.“Po të uroj që tani, shumë urimeee për këtë fitore historike Edi Rama! Sot nuk duhet të festojnë vetëm të majtët, por edhe të djathtët, edhe ata që nuk kanë marrë pjesë në votim, sepse Shqipëria është e të gjithëve dhe rruga e zhvillimit do të vazhdojë për të gjithë, për të ardhmen europiane duhet të kontribojmë të gjithë”, ka shkruar Peleshi.