Thursday , May 13 2021

Numërohen 207 kuti nga 511, ja kush është i preferuari nga socialistët në Elbasan. Luçiano Boçi ‘lùftë’ të fortë por e vështirë! Demokratët duan…

Nga 511 kuti deri më tani në Qarkun e Elbasanit janë numëruar vetëm 207. Në Partinë Socialiste kryeson Saimir Hasalla, më pas vijnë Taulant Balla me 5541, Besion Ajazi 4980 vota. Por të gjithë këta në listën aktualisht fituese. Nga lista poshtë numrit të mandateve të marra deri tani është vetëm kandidati Shkëlqim Bullari me 1790 vota që mund të bëjë garë të fortë.

Sa i përket PD-së që çon 6 deputetë në Kuvend, listën e kryeson Dashnor Sula me 5406 vota por ka një kandidat, Luçiano Boçi i cili mund të thyejë herësin me 3270 votat e tij, por që është shumë e vështirë.