Thursday , May 13 2021

Përditësimi i fundit/ Taulant Balla merr afro 11 mijë vota në Elbasan, Boçi lë pas Gazmend Bardhin

Në Elbasan vijon numërimi, ku vihet re një numër i madh votash për Taulant Ballën. Sipas KQZ, drejtuesi politik i PS në Elbasan, ka marrë afro 11 mijë vota, ndjekur nga ministrja e Arsimit Evis Kushi. Ndërkohë që në Partinë Demokratike, merr numrin më të madh të votave, Luçiano Boçi, i renditur i shtati në listë, ndjekur nga drejtuesi politik i qarkut Gazment Bardhi dhe kandidatja Flutura Açka.

Diferenca e Boçit me kandidatët fitues është e dukshme. Detaj tjetër është që gjatë numërimit të votave, në qarkun e Elbasanit rezultonte kandidati për deputet Saimir Hasalla, por ndërkohë, me numërimit e votave ka parakaluar dukshëm Taulant Balla që kryeson dukshëm. Sipas këtij trendi, Balla, pritet që të vendosë një rekord për të gjithë kandidatët për deputetë që garuan më 25 prill. Balla deri më tani, ka siguruar të paktën 11 mijë vota. Ndërkaq më të votuarit rezulton edhe Evis Kushi”, u shpreh gazetari.