Thursday , May 13 2021

Taulant Balla kthehet FITIMTAR në shtëpi, pas tre muajsh takon vajzën e tij. Prek me fjalët

Taulant Balla arriti të triumfojë në qytetin e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit. Pas takimeve të shumta në çdo shtëpi në qarkun e Elbasanit me qytetarë të ndryshëm, Balla tani që ka përfunduar gjithçka është kthyer në shtëpinë e tij për të kaluar momente të bukura pranë familjes dhe vajzës së tij, Melani.

Ka qenë Balla ai që ka shpërndarë një foto të bukur krah vajzës së tij, Melani ku të dy shihen mjaft të lumtur, Balla që ka arritur të kthehet triumfues në shtëpi dhe Melani që ka pranë babin.

“Pas 3 muajsh, më në fund tek Melani”, shkruan Balla.

Në qytetin e Elbasanit Partia Socialiste ka arritur të mbledhë 86.224 vota, Partia Demokratike 57.878 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 6.892 vota.